Sonte zhvillohen ndeshjet në Ligën e Evropës

07 mars 2019 | 11:27

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sonte (e enjte) zhvillohen ndeshjet në Ligën e Evropës. Chelsea, që është një prej favoriteve në këtë garë, e pret skuadrën e Dynamo Kyivit në ndeshjen e parë, me synim që të shënojë fitore dhe t’i ofrohet kualifikimit.

Ndërsa skuadra tjetër angleze, Arsenal, u shkon si favorit francezëve të Rennesit. Napoli e pret Salzburgun, kurse Interi ka punë me Frankfurtin. Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Zenitit dhe Villarrealit. Nga ora 18:55 do të takohen: Dinamo Zagreb-Benfica, Eintracht Frankfurt-Inter, Rennes-Arsenal, Sevilla-Slavia Prague, Zenit-Villarreal.

Ndërsa nga ora 21:00 do të takohen: Chelsea-Dynamo Kyiv, Napoli-Salzburg, Valencia-Krasnodar.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara llogarisin se 11 milionë njerëz në Korenë…