Sonte zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike

14 janar 2020 | 11:22

Sot (e martë) do të zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike ndërmjet Vllazninë së Shkodrës dhe Pejës.

Vllaznia ka një fitore dhe katër humbje deri më tani, kurse ekipi pejan ka tri fitore dhe tri humbje. “Verdhezinjtë” kanë bërë disa përforcime për stinorin pranveror, ku transferimi më i madh pa dyshim mbetet Dardan Berisha, por edhe me disa lojtarë të tjerë në mënyrë që t’i arrijnë synimet që kanë.

Në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Peja në “Karagaçi” me rezultat 78:67. Ndeshja në Shkodër do të zhvillohet më 14 janar nga ora 18:00.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, më 13 janar, ka arrestuar dy shtetas…