Arrestohen dy rusë në Kosovë

14 janar 2020 | 11:20

Policia e Kosovës, më 13 janar, ka arrestuar dy shtetas rusë, një burrë dhe një grua në veri të Kosovës.

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë bërë kalim joligjor të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.

Siç është bërë me dije në njoftimin e policisë, ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet me tabela të Malit të Zi.

Me urdhër të prokurorit, shtetasit rusë janë ndaluar dhe vetura është konfiskuar. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Leposaviqit. Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditura më shumë detaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djegia e veturave në veri të Kosovës është bërë shqetësuese.…