Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës

28 maj 2025 | 11:39

Sonte në stadiumin ‘Tarczyński Arena’ në Wroclaw të Polonisë zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës mes Real Betis dhe Chelsea, me fillim nga ora 21:00.

Për skuadrën spanjolle Real Betis, kjo është finalja e parë evropiane në histori.

Nën drejtimin e Manuel Pellegrinit, skuadra përfundoi e gjashta në La Liga dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Chelsea synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha garat kryesore të UEFA-s si Ligën e Kampionëve, Kupën e Fituesve të Kupave, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Skuadra e Enzo Marescas, që më parë ka punuar me Pellegrinin te Malaga dhe West Ham, arriti në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Djurgarden dhe e mbylli sezonin në Premier League në vend të katërt duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas disa viteve.

Të dyja skuadrat futen në fushë me të vetmin qëllim, fitoren. Si për Betisin ashtu edhe për Chelsean, triumfi i sotëm do të jetë historik.

Për ekipin spanjoll do të jetë hera e parë në histori që fitojnë një trofe evropian, teksa Chelsea synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha trofetë e UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar…