Sorosi investon 1 miliard dollarë në Universitetin Global

24 janar 2020 | 14:39

Miliarderi George Soros ka shpalosur planin e tij që të investojë 1 miliard dollarë për ta hapur një Universitet Global me qëllim të luftimit të qeverive autoritare dhe ndryshimet klimatike, duke i quajtur ato “sfida binjake që kërcënojnë mbijetesën e qytetërimit”.

Rrjeti Universitar i Shoqërisë së Hapur (Open Society University Network) do të ofrojë një platformë ndërkombëtare për mësimdhënie dhe kërkime, ka thënë 89-vjeçari të enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicër.

Universiteti do të hapet përmes një partneriteti të Universitetit të Evropës Qendrore të mbështetur nga Soros dhe Bard College.

“Si strategji afatgjate, shpresa jonë më e mirë qëndron në qasjen në arsim cilësor, konkretisht në një edukim që forcon autonominë e individit duke kultivuar mendimin kritik dhe duke theksuar lirinë akademike”, ka thënë Sorosi.

Në fjalimin e tij dhe një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh vijuese, Sorosi ka mbuluar një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë ekonominë e “mbinxehur” amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli siguroi fitoren e 22-të sezonale, nga 23 takime të…