Sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë

06 shtator 2019 | 12:18

Sot në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Subjektet politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim pranë KQZ-së.
Deri më tani askush prej pesë subjekteve të mëdha politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk e ka bërë publike listën me kandidatë për deputet.

Procesi i certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve do të zgjasë deri më 10 shtator.
Kurse, afati për zëvendësimin e kandidatëve do të jetë nga 8 shtatori deri më 17 shtator.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Alternativës në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërprerë…