Sot bëhet zyrtarizimi i kandidatures së Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

28 korrik 2021 | 10:12

Shefi i kabinetit të kryetarit të Skenderajt, ka njoftuar se Bekim Jashari, sot bën zyrtarizimin e tij për kryetar të Skenderajt edhe për një mandat.

“Ju njoftojmë që sot, me datë 28.07.2021, do të mbahet ceremonia e zyrtarizimit të kandidaturës së Kryetarit aktual të Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari edhe për mandat në udhëheqje të Skenderajt.

Në këtë ceremoni do të prezantohet edhe lista e tij për asamble komunale të Skenderajt.

Ceremonia do të mbahet në restaurant “Freskia”, në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe…