Sot debat në Kuvend për mosliberalizimin e vizave

07 korrik 2022 | 08:04

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës plenare në të cilën janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, në të cilën do të shqyrtohen për herë të dytë Projektkodi i procedurës penale, Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe është paraparë të ketë edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
  9. Debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimi i vizave nga BE-ja për Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujqit në Krushë të Madhe të Rahovecit gjatë lëvrimit të…