Sot derbi Drita – Feronikeli, nesër Llapi – Prishtina

01 maj 2021 | 10:16

Derbi kryesor i javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Feronikelit do të zhvillohet sot (e shtunë).

Kjo ndeshje do të jetë jashtëzakonisht interesante për faktin se kampionët e Dritës synojnë tri pikët e plota në mënyrë që të mos humbasin hapin për titull dhe t’i rikthehen fitoreve, pas barazimit që morën në mesjavë kundër Besës në Pejë. Drita ka rënë në pozitën e tretë dhe tash ka dy pikë me pak se Ballkani dhe një pikë me pak se Prishtina.

Në anën tjetër “Nikili” renditet në vendin e gjashtë me 35 pikë të grumbulluara, do të mundohet që në ketë ndeshje të marrë pikë dhe t’i ikën zonës së rrezikshme. Sot pikë kërkon edhe Arbëria në përballje me Gjilanin, pasi kjo skuadër me fitoren ndaj Feronikelit ka hyrë seriozisht në garë për mbijetesë. Në anën tjetër Gjilani është komod në vendin e katërt. Ndeshja e tretë sot (e shtunë) zhvillohet në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Besës.

Mitrovicasit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ekipit pejan, i cili po luan pa presion dhe po u nxjerr mjaftë telashe skuadrave kundërshtare. Të dielën zhvillohet derbi i dytë i kësaj xhiro mes Llapit dhe Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Prishtina do të mundohet që të ruaj formën e mirë dhe të ndjek titullin e kampiones, derisa Llapi nuk ka ndonjë ambicie të madhe në kampionat, pasi është përqendruar maksimalisht në garën e Kupës.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në Skenderaj mes Drenicës dhe Ballkanit. Kuqezinjtë kërkojnë pikët për mbetjen në Superligë, kurse suharekasit për titull e kampionit.

SUPERLIGA – Java 32

Të shtunën takohen:

15:00 Drita – Feronikeli
15:00 Trepça ’89 – Besa
15:00 Arbëria – Gjilan

Të dielën takohen:
15:00 Llapi – Prishtina
15:00 Drenica – Ballkani

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është 31-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës. Sado…