Sot derbi Gjilani – Drita

25 nëntor 2021 | 09:08

Tri ndeshjet e shtyra në BKT Superligën e Kosovës në futboll për shkak të ditës së zisë në Kosovë do të zhvillohen sot (e enjte).

Ndeshja kryesore është ajo në mes të Gjilanit dhe Dritës në kuadër të javës së 15-të. Trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Betim Haxhimusa kanë shprehur optimizëm se skuadra e tyre mund të shënojë fitore.

Krahas kësaj ndeshjeje, sot do të zhvillohet edhe përballja në mes të Drenicës dhe Llapit si dhe ajo në mes të Ballkanit dhe Malishevës.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe futbollisti Betim Haxhimusa, kanë shprehur optimizëm për ndeshjen derbi ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet të mërkurën në kuadër të javës së 15-të. Trajneri Nuhiu ka thënë se është kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi të madh në futbollin e Kosovës, por edhe një përgjithësi e madhe.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ndeshjeje, por edhe përgjithësi se e dimë sa e veçantë është kjo ndeshje për tifozët. Gjithashtu, edhe klasifikimi i të dyja skuadrave flet shumë. E kemi studiuar kundërshtarin, por edhe e njohim mirë. Gjilani po përformon mirë si grup, por ka edhe individë që mund të vendosin për ndeshjen. Kemi punuar që t’i mos i përsëritim ndeshjet e para dhe më gëzon fakti se futbollistët, në përjashtim të Jasharit, janë të gatshëm për këtë ndeshje. Shoh te skuadra motiv të veçantë pasi edhe ndeshja është e tillë. Duhet t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit që do të paraqiten gjatë ndeshjes”, ka thënë Nuhiu.

Ndërsa sulmuesi Betim Haxhimusa ka konfirmuar se motivi është i madh në klubin e Dritës dhe se synim i vetëm në këtë ndeshje është fitorja. “Kënaqësi ta përjetojmë këtë derbi. Kësaj radhe nuk është vetëm derbi i qytetit, por edhe derbi për kreun e tabelës. Do ta japim maksimumin që të fitojmë këtë ndeshje dhe të dalim në vendin e parë e atë pozitë ta mbajmë deri në fund të kampionatit”, ka thënë Haxhimusa.

BKT Superliga Java e 15-të

Të enjten takohen:
13:00 Gjilani – Drita
13:00 Drenica – Llapi
13:00 Ballkani – Malisheva

Prishtina – Feronikeli 2-0
Dukagjini – Ulpiana 1-1

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak…