Sot derbi Prishtina – Llapi

06 mars 2021 | 08:54

Derbi i javës së 23-të në elitën e futbollit të Kosovës zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Prishtinës dhe Llapit.

Këto dy klube janë në formë të mirë në sezonin pranveror dhe synojnë ta marrin maksimumin e pikëve. Llapi në ndeshjen e kaluar e mposhti Ballkanin, kurse për ndeshjen e radhës Tahir Batatina është optimist se Llapi do të dalë me rezultat pozitiv, ani pse kryeqytetasit janë skuadra më në formë për momentin në ligë.

“Nëse e shohim ecurinë pozitive të klubit dhe triumfin në tri ndeshje të forta, besoj se, sikurse edhe në të kaluarën, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të marrim rezultat pozitiv. Në këtë stadium ndihem sikurse që luajmë në shtëpinë tonë, prandaj jemi të gatshëm ta japim maksimumin dhe t’ia arrijmë qëllimit ndaj një klubi shumë të fortë dhe që po kalon formën më të mirë në ligë”, ka deklaruar Batatina për “Epoka e re”. Sot zhvillohet edhe ndeshja në mes të Gjilanit dhe Arbërisë.

SUPERLIGA – Java 23

Besa-Trepça ’89   1-2
Ballkani-Drenica  2-1

Të shtunën takohen:
13:00 Prishtina – Llapi
13:00 Gjilan – Arbëria

Të dielën takohen:
13:00 Feronikeli – Drita

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 22-të në FIVE…