Sot dhe nesër grumbullohen përfaqësueset e reja

07 janar 2020 | 11:30

Më 7 dhe 8 janar do të fillojnë grumbullimet e para të përfaqësueseve të reja të Kosovës në basketboll. Të martën dhe të mërkurën në Prishtinë do të stërviten U16 dhe U20, në të dyja konkurrencat.

Këto do të jenë grumbullimet e para, derisa gjatë verës ekipet e Kosovës do të garojnë në arenën ndërkombëtare. Grumbullimet do t’u ndihmojnë trajnerëve për ta parë formën e lojtarëve dhe të formojnë një ekip sa më të fortë për garat evropiane. Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të jetë në Grupin D së bashku me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën. Ndërsa Kosova U18 po ashtu në konkurrencën e meshkujve do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

U16-shat do të jenë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën. Ndërsa Kosova U20 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën. Kosova U16 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore dhe Irlandën.

Orari i grumbullimeve

7 dhe 8 janar
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit:
U20 Meshkujt 13:00-15:00
U16 Femrat 15:00-16:30
U20 Femrat 16:30-18:00

1 Tetori
U16 Meshkujt 14:00-16:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 2 shkurti i këtij viti të gjithë ata…