Sot dhe nesër ndeshjet e fundit për këtë vit në hendboll

14 dhjetor 2019 | 10:21

Trepça dhe Vëllaznimi takohen sot (e shtunë) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 20:00, në kryendeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Është kjo java e fundit për këtë vit, përkatësisht për pjesën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi e Trepça kishin zhvilluar lojë të fortë, ndërsa në fund fituan mitrovicasit me rezultat 32-31. Ndeshje e fortë e cilësore pritet edhe në Mitrovicë. Trepça është e treta me 18 pikë, kurse Vëllaznimi mban vendin e gjashtë me 12 pikë.

Të shtunën është edhe ndeshja Besa Famgas-Drenica, që fillon në ora 19:00. Kampioni Besa Famgas ka fituar të gjitha 13 ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorit i madh ndaj Drenicës që zë vendin e shtatë me 8 pikë. Besa udhëheq në tabelë me 26 pikë.

Tri ndeshje të tjera janë të dielën: Vushtrria – Drita (18:00), Kastrioti -Prizreni (18:00), Prishtina-Llapi (15:00).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se më 14 dhjetor të…