Sot dy derbi në Superligë

10 nëntor 2022 | 10:36

Dy ndeshje derbi të javës së 16 në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen sot (e enjte). Derbi më i madh në vend në mes të skuadrës së Gjilanit dhe Dritës zhvillohet nga ora 13:00.

Edhe kësaj radhe kjo ndeshje pritet të jetë interesante për faktin se këto skuadra janë në krye të tabelës dhe kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, por ambiciet e tyre shtohen edhe më shumë kur përballen me njëra-tjetrën. E vetmja gjë që e prish hijeshinë e këtij derbi është mungesa e tifozëve.

“Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. Kjo është hera e dytë këtë sezon që në derbin më të madh në Kosovë do të mungojnë tifozët “Skifterat” dhe “Intelektualët”.

Aktualisht Drita është e para në tabelë, ndërsa Gjilani në vendin e katërt. Ndeshje derbi do të zhvillohet edhe mes kampionëve në fuqi të Ballkanit dhe Llapit. Të dyja këto skuadra në këtë ndeshje luajnë për fitore.

SUPERLIGA – Java 16

Malisheva – Prishtina 2-1
Ferizaj – Trepça ’89 2-3
Drenica – Dukagjini 0-1

Të enjten takohen:
13:00 Ballkani – Llapi
13:00 Gjilani – Drita

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna ka njoftuar se nëna…