Sot dy ndeshje në Ligën Unike

07 prill 2021 | 13:21

Sot, është dita e dytë e Final 8 të Ligës Unike, ku do të zhvillohen dy ndeshje çerekfinale.

Sipas shortit do të ballafaqohen dy skuadra nga Kosova dhe dy nga Shqipëria mes tyre.

Takimi i parë është Goga Basket-Tirana. Skuadra nga Durrësi do të mundohet të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi edhe është organizatore e pjesës finale të kësaj gare, derisa tiranasit duan të lënë gjurmë e të fitojnë edhe një trofe. Bardheblutë kanë fituar 46 trofe në histori të klubit.

Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli, kësaj radhe ballafaqohen në një garë shumë interesante dhe të dy skuadrat e duan trofeun e çmuar dhe të parin e kësaj lige. Prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në Kosovë, derisa therandasit me investimet e bëra duan të përfundojnë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe trofeu i Ligës Unike është shumë i dëshirueshëm për verdhezinjtë.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

Orari

E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet

13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) do zhvillohet sfida mes Portos dhe Chelseas,…