Sot është Dita Botërore e Teatrit

27 mars 2020 | 09:40

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Teatrit. Për shkak të virusit COVID 19 në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për të shënuar këtë ditë, madje javë më parë janë ndaluar edhe shfaqjet teatrore.

Shënimi i Ditës Botërore të Teatrit është iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet më 27 mars, datë kjo kur është hapur sezoni i “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së.

Instituti Ndërkombëtar Teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESKOdhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës, i cili është i…