Sot është shumë seksi, por ja si dukej Luana Vjollca në moshën 16-vjeçare

20 shkurt 2021 | 19:54

Luana Vjollca u rikthye para disa ditësh nga pushimet e saj në Dubai, ku përjetoi disa eksperienca unike. Ajo u zhyt në det dhe pa nga afër gjithë jetën nënujore. Po ashtu gjatë këtyre pushimeve ajo provoi edhe çmendurinë më të madhe të jetës, duke u hedhur me parashutë nga një ndërtesë shumë e lartë.

Menjëherë pas këtyre pushimeve plot adrenalinë, Luana ju rikthye punës, që aq shumë e do. Me të mbërritur në Shqipëri moderatorja udhëtoi drejt Prishtinës për të regjistruar një këngë të re. Ajo publikoi disa foto nga studioja muzikore dhe ka zbuloi se ka gati një këngë, që i përket rrymës së preferuar muzikore. Luana nuk ka treguar detaje të tjera, se kur do të publikohet kënga dhe nëse do të ketë një videoklip për të apo jo.

Ndërkohë që këto kohë kanë qenë të qeta për Luanën, pa shumë angazhime profesionale, ajo është bërë nostalgjike. Moderatorja ka ndarë sot në rrjete sociale disa foto të saj, të realizuara 13 vite më parë. Luana ka pozuar për revistën “Jeta”, në kohën kur ishte ende brune. Moderatorja shihet me shumë kilogramë më pak në trup, ndërsa në atë kohë ka qenë vetëm 16 vjeçe.

Ajo e filloi eksperiencën në televizion në adoleshencë së bashku me motrën e saj, Marinën, si velina në emisionin “Fiks Fare”. Të dyja ato spikatën për talentin dhe shkathtësinë e tyre dhe menjëherë u kthyen në moderatoret më të preferuara të publikut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti, i ka qëndruar premtimeve…