Sot fillojnë “Ditët e Nënë Terezës”

26 gusht 2022 | 08:22

Në 25-vjetorin e kalimit në amshim të Shën Nënë Terezës, Qeveria e Republikës së Kosovës organizon “Ditët e Nënë Terezës” me aktivitete të shumta kulturore dhe përkujtimore.

“Ditët e Nënë Terezës” fillojnë me datë 26 gusht me një akademi solemne të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, ndërsa mbarojnë me koncertin e Filharmonisë së Kosovës me datën 5 shtator.

Shën Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, ndërsa me veprën e saj la gjurmë në gjithë botën. Ajo u nderua me çmimin Nobel për Paqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, ka thënë se pos grevave…