Sot fillon afati kalimtar në basketboll

10 gusht 2020 | 10:18

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet se nga data 10 gusht do të fillojë afati kalimtar për basketbollistë/e të huaj dhe vendor. Afati kalimtar do të mbyllet më 7 Shtator.

Ndërkaq më 1 Gusht ka filluar paraqitja e klubeve në të dy konkurrencat, si dhe për kategoritë e reja për edicionin 2020-2021. Afati i paraqitjes së klubeve për edicionin e ri do të vazhdojë deri më 20 gusht, kur është dita e fundit që klubet të regjistrohen.

Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: [email protected].

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aziz Mustafa Kishte një vit e disa muaj që më…