Sot fillon aksioni për heqjen e mbeturinave në Rahovec

02 maj 2018 | 10:56

Sot (e mërkurë) do të fillojë aksioni për heqjen e të gjitha “pikave të zeza” me mbeturina në tërë hapësirën e Komunës së Rahovecit.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune, subjekteve afariste, organizatave joqeveritare, institucioneve arsimore, individëve dhe të gjithë atyre që e duan një ambient më të pastër në territorin e Komunës së Rahovecit, që të bashkohen në aksionin gjithëpërfshirës për heqjen e mbeturinave të ngurta dhe të amvisërisë.

“Tashmë janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe është hartuar plani i veprimit për mbarëvajtjen e këtij aksioni të dobishëm për të gjithë. Komuna e Rahovecit synon që në një afat sa më të shkurtër kohor të shndërrohet në zonë atraktive të turizmit rural e kulturor, prandaj kërkohet që secili ta përmbushë pjesën e vet të përgjegjësisë”, ka thënë Latifi, duke kërkuar nga qytetarët e Komunës së Rahovecit që ta mbështesin këtë aksion dobiprurës për të gjithë.

Aksioni simbolikisht do të fillojë të mërkurën në orën 8:30 nga vendi i quajtur “Rrasat e Rahovecit”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje…