E ardhmja e UNMIK-ut

02 maj 10:54

Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thellë sa i përket Kosovës. Tani në Nju Jork po diskutohet për të ardhmen e UNMIK-ut. Ndërkaq ShBA-ja kërkon tërheqjen e këtij misioni.

Edhe Kina mendon se problemi i Kosovës është kompleks. Kështu thuhet në deklaratën e ambasadorit kinez në OKB, MA Zhaoxu, të tre muajve më parë, kur në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti i UNMIK-ut për gjendjen në Kosovë. “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet më tej.

Kush është kurioz të mësojë çfarë mendon Kina për Kosovën, le të hedhë një sy në faqen e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB, e cila ka një kapitull më vete për Kosovën, kjo për ta kuptuar absurditetin e rastit.
Për ambasadorin kinez vëmendja e vazhdueshme e KS-së është thelbësore për zgjidhjen e çështjes. Sigurisht se Këshilli i Sigurimit vazhdon të tregojë vëmendje. Për situatën në Kosovë ka mbërritur raporti nga UNMIK-u, i cili pritet të diskutohet ditët e ardhshme. Nuk është bërë e ditur se kur.

Një organizatë e afërt me Këshillin e Sigurimit, Security Council Report, ka njoftuar se shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, do të informojë për zhvillimet aktuale. Mendohet se Serbia të përfaqësohet në nivel të lartë, ndërkohë që për Kosovën në seancë merr pjesë ambasadorja në ShBA, Vlora Çitaku.
Në zhvillimet kyçe të tre muajve të kaluar kanë qenë tensionet me arrestimin e Marko Duriçit, protesta e Listës Serbe dhe shtyrja e afatit për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, vizitat e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Serbi, marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, kundërshtimin e Vetëvendosjes ndaj saj, hapja e rrugës për liberalizimin e vizave. Më tej që vrasja e Oliver Ivanoviqit, e cila nuk është zbardhur ende, dhe që prokurori i Gjykatës Speciale ka hequr dorë nga posti.

Roli i UNMIK-ut

UNMIK-u mund të luajë rol duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës. Ka vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që mendojnë se raportimi tremujor, siç bëhet aktualisht, nuk ka kuptim dhe që kërkojnë t’i jepet fund misionit.
Këshilli i Sigurimit mund t’i shqyrtojë propozimet që bëhen për t’i dhënë fund misionit ose për t’ua ndryshuar formatin takimeve konsultuese. Ose mund t’i kërkohet sekretarit të përgjithshëm të bëjë një rishikim strategjik të misionit, për të gjetur rrugët e rritjes së efikasitetit të tij. “Ne jemi vazhdimit në përpjekje për ta përmirësuar situatën. Të presim çfarë do të ndodhë. KS do ta diskutojë raportin pasi të ketë mbërritur”, i ka thënë “Deutsche Welles” zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric.

Këshilli i Sigurimit

Kosova ndiqet me vëmendje kryesisht prej vendeve që kanë interes në rajon. Organizata mbirajonale si BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja luajnë aktualisht rol gjithnjë e më të madh në Kosovë. Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thella sa i përket Kosovës. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja e kanë njohur pavarësinë dhe mbështesin Qeverinë e Kosovës, ndërkohë që Kina dhe Rusia nuk e pranojnë pavarësinë dhe mbështesin pozicionin e Serbisë.

ShBA-ja kërkon tërheqjen e UNMIK-ut, duke përmendur stafin e madh për përgjegjësi të vogël. Për këtë modifikimi i mandatit të UNMIK-ut do të sillte përmirësim të situatës. Çdo lloj përpjekje për ta ndryshuar status quon e UNMIK-ut do të kërkonte rezolutë të re, gjë që bllokohet prej Rusisë. Çfarë qëndrimi do të mbante Kina, nuk dihet.

/DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Blerim Reka Përvjetori që po afrohet, i fundit…