Sot fillon “EtnoFest”

13 gusht 2023 | 08:36

Sot fillon Festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale “EtnoFest”.

Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe në këtë edicion, të 13-in me radhë, ky aktivitet i madh kulturor do të mbahet në fshatin Kukaj në afërsi të Prishtinës.

Temë bosht e këtij edicioni do të jetë liria.

Tradita shqiptare ka qenë koncepti kryesor që gjithmonë e ka përcjellë festivalin “EtnoFest” përmes muzikës, valles, instrumenteve dhe perfomancave të shumta. Edhe këtë vit si çdo herë “EtnoFest” nga 13-20 gusht do të sjellë mysafirë nga trojet shqiptare për të promovuar kulturën tonë të larmishme.

Në këtë edicion të “EtnoFest-it” do të ketë shfaqje teatrale, poezi, muzikë, etnoperformanca kontemporane dhe baleti, ekspozita, shpalosje të veprave artistike, muzikë shqipe, etnombrëmje etj.

Edicioni i sivjetmë i “EtnoFest” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Programi i plotë:

Dita 1 – 13 gusht

Ceremonia e hapjes së EtnoFest 2023
EKSPOZITA 
Dizajn grafik
Prof. Shyqri Nimani
Retrospektivë e dizajneve grafike, kaligrafike, llogove, simboleve, pullave postale dhe veprave artistike që shënojnë etapat e shtetësisë dhe lirisë së Kosovës.
“Muzeu i fëmijërisë” Eshref Qahili
“Ngjyrat e atdheut tim” Erlisa Çerkini
“Ngulfatje” Klaudio Garunja
“Fjalët e mia me ngjyra“ Akil Dashevci

Ekspozitë Kolektive
“Ma n’fund n’shpi t’veten” – nga koleksioni i Austin Clarke nga Irlanda me piktorët nga Kosova: Rexhep Ferri , Esat Valla, Eshref Qahili, Nebih Muriqi, Arian Berisha, Aziz Nimani, Budim Berisha, Gani Llalloshi, Ismet Fazliu dhe Sylimna Kadriyah.

Skulptura
“Kujtime robnie” Arton Behrami
 “Frika nga Liria” Avni Xh. Behluli
“Në atdheun me shtëpi e shpirt të djegur” Avni Demiri
“Molla prej guri dhe liria e humbur” Haxhi Gjoni

Mozaik
“Shallvaret e gjyshes” nga Erëmira Deqani dhe Fatos Kabashi.

Punëtori arkitektonike
Punëtori e maketave të shtëpive e objekteve me vlera trashëgimore nga Nol Kristaj, me mbikqyrje të arkitekteve prof. Florina Jerliu dhe Endrit Mecini.

Punëtori e krijimit te plisit
Ergyle Xhurgjialo “Gruaja që punon plisa” – procesi i krijimit te plisit në të gjithat fazat i përcjellur me performanca skeniko muzikore.

Punëtori e thurjeve në vek
Performancë me punime në vek nga grupi i grave të stilistes Krenare Rugova me motive arkaike muzikore.

Eksponata e përhershme e Muzeut Etnografik Kukaj

Koncerte e Performanca Skeniko-Muzikore për hapjen e programeve të EtnoFestit

Koreodrama “Megalomania” nga “Noa Dance Theatre Company” me koreografi të Robert Nuhës.

ETNO NEJA
Vesa Smolica & Agron Peni Band

Dita 2 – 14 gusht

Zona e debatit
Liria dhe kufijtë e saj në bisedimin tradicional të odës shqiptare.

Etno Performanca
Polifoni labe, Vlorë.

Muzikë – Teatër
Linda Ukaj § Arben Bajraktaraj, nga Parisi – Francë.

Shfaqje teatrore
“Molly” sipas Brian Friel,
Regjia: Sibel Avdiu – Teatri Kombëtar i Kosovës.

ETNO NEJA
Linda Rukaj
 § Arben Bajraktaraj, nga Parisi – Francë.

Dita 3 – 15 gusht

Vazhdim i Ekspozitës Kolektive
“Ma n’fund n’shpi t’veten” – nga koleksioni i Austin Clarke nga Irlanda me piktorët nga Kosova: Rexhep Ferri , Esat Valla, Eshref Qahili, Nebih Muriqi, Arian Berisha, Aziz Nimani, Budim Berisha, Gani Llalloshi, Ismet Fazliu dhe Sylimna Kadriyah.

Etno performancë
“Baresha” Feim Leka

Shfaqje teatrore
“Kërkohet bashkëshort i ri” nga Miro Gavran, Regjia: Gëzim Hasani.

Dita 4 – 16 gusht

Etnokulturë
Ritet e veshjes së xhubletes nga Malësia e madhe e Shkodrës dhe veshjes së Hasit të moderuara nga Rita Kalaj – Shkodër, Arbnora Kolxheraj Zym i Hasit dhe Nexhat Çoçaj – Gjonaj i Hasit

Shfaqje teatrore
“Adrien” nga Albin Kushnini, Regjia: Skender Podvorica.

ETNO NEJA
Melodia e Vjetër

Dita 5 – 17 gusht

Debate tematike
Bisedime për lirisë si arritje supreme e njeriut në shoqëritë e zhvilluara. Shteti, demokracia dhe autarkia; liria si e drejtë themelore e njeriut dhe garantimi i saj me ligj.
Performanca skenike në tema përkatëse.

Etnokulturë
Koncert me këngë te vjetra arbëreshe nga “Dina e Mel” – Zarë / Kroaci, një trajtim brilant i këngëve të vjetra arbëreshe të Zarës.
Nick Mazrekaj me projektin muzikor “Kasheme”, me rapsodët Sajmir Krasniqi dhe Gent Hoxha.

Shfaqje teatrore
“Antigonat” nga “Sofokliu” dhe Jan Anouilh,
Regjia: Erson Zymberi – Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë.

ETNO NEJA
Dina e Mel,  Zagreb
Nick Mazrekaj “Kasheme”, Zurich

Dita 6 – 18 gusht

Etno performanca
Ansambli “Duflla” fshati Raçë, Saraj Shkup.

Shfaqje teatrore
“Rizah Bllaca”
 shfaqje etnografike në regji të Zana Duraku.

“Tatuazhi i trendafilit” nga “Tennessee Williams”
Regjia: Zana Hoxha – Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren dhe Art Polis – Prishtinë

Dita 7 – 19 gusht

Zona Debatit
Kufijtë e lirisë së fëmijëve dhe grave në familjet patriarkale. Liria në familje dhe në komunitet; Traumat psikosociale gjatë jetës në okupim. Frika nga liria dhe sindroma e Stokholmit.

Program poetik
Projekti “SOURCE” nga Avni Dalipi: poezi me percjellje skeniko muzikore.


Shfaqje operistike
“Lo Speziale” operë nga Joseph Haydn,
nga Opera e Kosovës dhe Akademia e Arteve – Prishtinë, me regji nga Elikona Hysaj

ETNO NEJA
Edona Reshitaj § BAND

Dita 8 – 20 gusht

Etno performanca
“Siparantum Choir” Dirigjent Memli Kelmendi.

Shfaqje teatrore
“Gadjo” nga Jeton Neziraj, Regjia: Blerta Neziraj – bashkëprodhim i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë dhe “Multimedia” – Prishtinë.

Mbyllja e Festivalit
Ceremonia e Cmimeve

ETNO NEJA
Irma Libohova, Shqipëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Monika Stafa Shumë është folur e shkruar, ndonjëherë edhe…