Sot fillon Liga Unike e femrave

08 nëntor 2022 | 11:24

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e parë e Ligës Unike e Femrave, që shënon njëherësh edhe fillimin e edicionit në këtë garë.

Edhe në këtë edicion do të garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, ku zhvillohen gjithsej dhjetë xhiro, ndërsa më pas katër skuadrat më të mira do të luajnë në “play-off” për titullin e kampionit.

Takimi hapës do të zhvillohet ndërmjet skuadrave finaliste të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, ku skuadra vlonjate kishte fituar 65:61. Të dy skuadrat ishte pjesë e Final 4 edicionit të kaluar dhe pritet një ndeshje mjaft interesante.

Sfida e dytë do të vë përballë dy skuadrat kryeqytetase, Tiranën dhe Prishtinën, ku të dy skuadrat synojnë të nisin garat me fitore.

Ndeshja e fundit për këtë xhiro zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Partizanin. Të dy skuadrat kanë bërë përforcime për edicionin e ri, ku synojnë të triumfojnë në këtë garë shumë prestigjioze për basketbollin mbarëkombëtar.

Liga Unike e Femrave – Java 1

E martë
17:00 Flamurtari – Bashkimi
19:00 Tirana – Prishtina

E mërkurë
17:00 Penza – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e tyre ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale…