“E dua akoma dhe…” Wanda Nara habit fansat me deklaratën e papritur për Mauro Icardi-n: Jetojmë në të njëjtën ndërtesë

08 nëntor 2022 | 11:23

Ndarja e tyre ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale dhe mediat online. është fjala për Wanda Nara dhe Mauro Icardi-n, të cilët kanë pasur shumë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre.

Herë pas here dukej sikur ata do të ribashkoheshin, por tashmë kjo shpresë është shuar. Ata janë ndarë dhe duket se kanë krijuar edhe lidhje të reja, pasi mediat e huaja kanë publikuar foto të Wanda-s me partnerin e ri dhe të Mauro-s me partneren e re.

“E dua akoma dhe...”/ Wanda Nara habit fansat me deklaratën e

Së fundmi ka qenë Wanda, e cila e ftuar në “Verissimo”, ka treguar arsyet e saj pse u nda nga futbollisti.

“Kemi 5 fëmijë bashkë dhe ai është shumë i pranishëm me djemtë. Unë jam një grua e modës së vjetër dhe kujdesem për familjen, për të cilën kam lënë karrierën dhe punën. Prioriteti im ishte të shoqëroja Mauron në karrierën e tij, por kur nisëm të grindemi, nuk kishte më qetësi në shtëpi dhe mendova për qetësinë e fëmijëve, ndaj thashë ‘mjaft’”, u shpreh modelja e njohur.

“E dua akoma dhe...”/ Wanda Nara habit fansat me deklaratën e

Nara ka sqaruar edhe gjitha lajmet mbi tradhtinë e saj të mundshme ne 22-vjeçarin, Elian Ángel Valenzuela i njohur si L-Gante. Dyshja pushtuan mediat pasi u kapën mat duke u puthur në një sallë bowling në Quilmes të Argjentinës.

“E dua akoma dhe...”/ Wanda Nara habit fansat me deklaratën e

“Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive”.

Në fund, biondja e mbyll rrëfimin duke thënë disa fjalë për ish-partnerin: “E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve. Ne jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme, kështu që Mauro dhe djemtë mund të takohen kur të duan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shprehur…