Shala për zgjatjen e masave emergjente në energji: Qeveria nuk është transparente

08 nëntor 2022 | 11:20

Deputeti i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shprehur qëndrim kundër zgjatjes së masave emergjente në energji elektrike.

Ai ka përmendur edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit sa herë që thirret një seancë.

“Askush nuk e ndalon qeverinë që të marrë masa emergjente, por kjo qasje është e gabuar. Nuk mund të mbijetoni vetëm me masa emergjente, grupi parlamentar i PDK-së është kundër zgjatjes së masave emergjente. Ende nuk e keni sjellë strategjinë për energjinë elektrike. Nuk jeni transparent, nuk keni guxim intelektual dhe duhet të mbyllet kjo çështje”.

“Mëditje merrni çdo herë sa herë që kërkon ministrja të na thërras. Nuk shkon kështu! Llogaritni që jemi thirrur gjashtë herë me të njëjtin raport, llogaritni se sa shpenzime ka bërë ky Kuvend”, është shprehur Shala, raporton “EO”.

Kundër këtyre masave ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me…