Kurti: Përshtypja ime është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues

08 nëntor 2022 | 11:16

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me takimin që pati me krerët e opozitës.

Kurti ka theksuar se takimi ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz, ndërsa opozitarët ishin të pakënaqur më shumë se sa mospajtues.

“Sot në mëngjes me krerët opozitarë, ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftuar për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka folur edhe për largimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me ç’rast ka thënë se nuk bëhet fjalë për prishje të raporteve me ShBA-në.

“Së pari nuk behët fjalë për kurrfarë prishje të raporteve, koordinimi, komunikimi dhe kontaktet me Quint-in, BE-në, ShBA-në, NATO-n, KFOR-in dhe EULEX-in, janë të vazhdueshme disa herë në ditë andaj nuk është e vërtet që nuk ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit. Ndërsa për atë se si, kush sillet nuk mendojë që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se rruga e Qeverisë së Kosovës është drejtë ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

“Nuk është e vërtet që nuk po e dimë çfarë rrugë jemi duke shkuar, rruga jonë është ligjshmërisë, kushtetutshmërisë e lirive të drejtave të njeriut edhe të pakicave”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit…