Sot fillon mësimi në të gjitha shkollat

04 shkurt 2019 | 09:13

Nxënësit dhe mësimdhënësit, pas një greve trejavëshe, sot do t’i kthehen procesit mësimor. 

Marrëveshja për ndërprerjen e grevës në arsim është arritur të premten që lamë pas në takimin e përbashkët të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj. 

Me këtë rast kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se marrëveshja parasheh rritjen e pagave përafërsisht në nivelin që e kanë kërkuar mësimdhënësit, deri në 30 për qind. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim presidentin Hashim…