Sot fillon votimi nga diaspora përmes postës

18 shtator 2019 | 10:47

Duke filluar nga sot (18 shtator), qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mund të votojnë përmes postës.
Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Këtë e ka bërë me dije për “Klan Kosova” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se sot do të mbahet një mbledhje ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të përpilohet një raport i detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit.

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me votimin përmes postës. Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard…