Sot garat e Gjimnastikës në Fushë Kosovë

21 prill 2018 | 07:20

Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) vazhdon me organizimin e garave për këtë  vit.

Sot (e shtunë) në sallën e Edukimit Fizik dhe Sportit në Fushë Kosovë në Shkollën Mihajl Grameno nga ora 11:00 do të mbahet gara në Gjimnastikën Artistike për meshkuj dhe femra. Organizimi i kësaj gare do të jetë në mes FGJK-së, KGJ “Fushë Kosova” dhe Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në këtë Komunë.

Ndërsa klubi i “Fushë Kosovës” është i përgatitur  maksimalisht për këtë garë, kurse synon të rrëmbejë edhe  medalje.

“Në  bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, Rinisë dhe   Sportit të Komunës së Fushë-Kosovës kemi bërë përgatitjet  e  duhura për organizimin e garave në të cilat do të jemi nikoqirë dhe presim që gjimnastët e klubit tonë të arrijnë të korrin  rezultate, pasi jemi përgatitur maksimalisht për këto gara”, ka thënë trajneria Sherife Aliçkaj-Qerimi, për “Epokën e re”.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës, ka…