Sot gjysmëfinalet e para të Kupës

07 prill 2021 | 07:31

Sot (e mërkurë) nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të gjysmëfinales së Kupës në futboll.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina e pret skuadrën e Llapit në gjysmëfinalen e parë dhe synim ka që të marrë rezultat pozitiv në mënyrë që të ketë më të lehtë ndeshjen kthyese që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. “Prishtina është komplete dhe skuadra pritet ta japë maksimumin duke dashur ta vazhdojë edhe formën e lartë të treguar në fundjavë me Ballkanin”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Prishtina, përveç synimit që ka në garën e Kupës, është një prej tri skuadrave që po lufton edhe për titull të kampiones në Superligë. Në anën tjetër, Llapi ka dështuar ta tregojë formën më të mirë në Superligë dhe synon që ta shpëtojë kampionatin me triumfin në garën e Kupës.

Në gjysmëfinalen tjetër që zhvillohet në stadiumin “Demush Mavraj”, Istogu e pret skuadrën tjetër të Ligës së Parë, Dukagjinin e Klinës. Ndeshjet kthyese zhvillohen më 21 prill, kurse e sigurt është se në finale do të përballet një skuadër e Superligës me një skuadër të Ligës së Parë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…