Sot hedhet shorti për Ligën e Kombeve, Kosova në pritje të kundërshtarëve

08 shkurt 2024 | 08:53

Sot (e enjte) në orën 18:00 në Paris do të hedhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.

Në kuadër të kongresit në Paris, UEFA organizon shortin për Ligën e Kombeve, i cili nis në shtator, me ndryshime të mëdha krahasuar me edicionet e mëparshme.

Vazot e Ligave tashmë dihen dhe pritet që të ketë shumë grupe të forta, me kundërshtar të papërshtatshëm për njëri-tjetrin.

Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.

Në grupet tjera të kësaj lige janë edhe Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Estonia, Letonia dhe njëra mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Në Ligat tjera tashmë dihet se në Ligën A janë kombëtaret kryesore evropiane si Spanja, Kroacia, Italia, Holanda, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra, Gjermania, Polonia dhe Franca.

Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në vazon e tretë të Ligës B së bashku me Slloveninë, Republikën e Irlandës dhe Malin e Zi.

Faza e grupeve e Ligës së Kombeve do të luhet nga 5 shtatori deri më 19 nëntor 2024, faza e eliminimit nga 20 deri më 25 mars dhe finalja nga 4 deri më 8 qershor 2025 me një ndryshim të madh.

Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon luhet faza me eliminim direkt në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.

Ligat dhe vazot

Liga A

Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda

Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari

Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë

Vazo 4: Izrael, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Skoci

Liga B

Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells

Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji

Vazo 3: Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Mali i Zi

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani

Liga C

Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu

Vazo 2Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe

Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro

Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni

Liga D

Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi

Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëri është goditur nga një tërmet mëngjesin e së enjtes.…