Sot komunat veriore serbe në takim urgjent

28 mars 2018 | 10:08

Përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë, kanë njoftuar se sot do të zhvillojnë një takim të përbashkët.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën politike dhe atë të sigurisë në veriun e Kosovës, shkruan Radiokontaktplus.

Siç ka paralajmëruar Lista Serbe, ky takim do të mbahet në procedurë të përshpejtuar, duke nis nga ora 12:44 në hapësirat e Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Në këtë takim, siç ka paralajmëruar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të nisin diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Serbisë, tash kryetar i partisë SDS, Boris Tadiq,…