Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

20 dhjetor 2025 | 11:59

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec.

Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen vlerat e larta artistike me kritere shumë rigoroze si në organizim po ashtu edhe në përzgjedhjen e Poetëve me të cilët ndërtohen urat lidhëse, promovim vlerash unike, shkëmbim kulturor dhe kohezion shoqëror.

Në këtë edicion poetët musafirë janë nga rajoni, Evropa, Azia, Amerika Latine si dhe poetët e dalluar Kosovar të cilët së bashku do të deklamojnë krijimet e tyre origjinale dhe ekzkluzive për këtë Festival.

Fondi për Edukim Kulturor sivjet shfaq për herë të parë çmimin PRIMARIVS, për vepër jetësore në fushën e edukimit, Shkencës dhe Trashëgimisë.

Me përkrahjen e MKRS, sponsorëve dhe spektrit të gjerë krijuesish, intelektualesh, afaristësh, pas një pauze Festivali kthehet në një ngjarje kulturore dhe shoqërore autentike, ndërkaq përvoja unike në Festival do të përcillet në disa kontinente falë mysafirëve të largët të cilët do të shkruajnë e flasin për Kosovën gjithnjë bazuar në mbresat e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani, Sot më 20 Dhjetor 2025, në Hotel Aleksandër…