Sot mblidhen dy komisione parlamentare

04 gusht 2020 | 08:34

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy mbledhje të komisioneve parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do ta nisë takimin e punës në orën 09:00 si dhe do të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike që do të mbahet në ora 10:00.

Në mbledhjen e komisionit për legjislacion do të shqyrtohet raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2019, shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019 si dhe do të shqyrtohet raporti vjetor i punës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.

Ndërkaq, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të Auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019 si dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Berisha, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, ka njoftuar se,…