Sot mblidhen tri komisione parlamentare

21 shkurt 2024 | 08:15

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në orën 10:00 ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kurse, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione njofton lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës. Të ftuar janë përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen ka deklaruar se…