Sot mblidhet KQZ-ja, certifikon listën e votuese dhe miraton fletëvotimin
02 shkurt 2021
| 10:43
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se ky institucion pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të certifikuar listën përfundimtare të votuesve e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve.
Elezi ka treguar për “Epokën e re” se në këtë mbledhje do të miratohet edhe përmbajtja dhe dizajni i fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ai ka konfirmuar se sipas planit operacional të KQZ-së, gjatë ditës së sotme pritet të fillojë edhe votimi përmes postës, ndërsa në mbledhje pritet të bëhen të ditura edhe detajet tjera për numrin e saktë të qytetarëve që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe për procesin e verifikimit të tyre përmes telefonatës.



