Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

01 maj 2025 | 09:41

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit të ndalojë qarkullimin e të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut të Gërmisë.

Nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, ata të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorëve komunalë, etj.

“Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4’, thuhet në një njoftim të kësaj komune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se “bark thatë nuk shkohet…