Sot ndeshjet e para të ‘play-off’-it

17 prill 2021 | 09:05

Pasi të enjten përfundoi pjesa e rregullt e edicionit, gara në Superligën e hendbollistëve vazhdon me ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it.

Ndeshjet e para të “play-off”-it luhen të shtunën. Kampionia dhe liderja, Besa Famgas, e pret Vëllaznimin në “Karagaçi” nga ora 17:00. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe llogaritet favorite e madhe. Favorite është edhe Prishtina ndaj Trepçës.

Prishtina starton në “play-off” nga pozita e dytë, ndërsa Trepça nga pozita e tretë. Ndeshja Prishtina – Trepça po ashtu luhet nga ora 17:00. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të…