Sot ndizen qirinj në shenjë proteste për ngjarjen në Gllogjan

27 nëntor 2021 | 10:49

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot në këtë komunë do ndizen qirinj me fillim nga ora 16:00 në shenjë proteste dhe solidarizimi për rastin e mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë tre persona, dy prej të cilëve nxënës.

Ai ka njoftuar se ky akt do të jetë protestë dhe solidirzim me familjarët e viktimave.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,

Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ngarkuari më punë i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Nicholas…