Sulmi në Gllogjan, reagon Ambasada Amerikane

27 nëntor 2021 | 10:45

I ngarkuari më punë i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe Jr., ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan.

“Të tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e shpejtë të autorit(ve) para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe u uroj të lënduarve shërim të shpejtë” ka shkruar ai në “Twitter”.

Mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, nga një sulm me armë zjarri drejt një autobusi, kanë vdekur tre persona dhe është lënduar një tjetër.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë, teksa akoma nuk ka të dyshuar apo të arrestuar lidhur me rastin.

Shtënësi thuhet të ketë qenë duke bartur një maskë në momentin kur ka gjuajtur drejt autobusit me një armë të gjatë të tipit kallashnikov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës, kishin planifikuar…