Sot në Gjilan fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”

06 prill 2018 | 08:58

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do ta kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i parë publik do të organizohet sot (e premte) në Gjilan, në Teatrin e Qytetit, me fillim nga ora 14:00.

Nga Kuvendi i Kosovës do të marrin pjesë deputetët: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është proces i vështirë, por…