Sot në Kuvend pritet të votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2021

28 korrik 2021 | 08:42

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot nga ora 10:00 seancën plenare për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Ndërsa, nga ora 14:00 do të vazhdojnë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Po ashtu të hënën, më 2 gusht, po ashtu, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re, ku pas pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, pritet të debatohet lidhur me punën 100-ditore të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Hajrizi Këto ditë doli nga shtypi përmbledhja e poezive…