42-shi i PDK-së, Nait Hasani: Bashkë përpara – me Bedri Hamzën kryeministër
18 dhjetor 2025
| 01:19
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Nait Hasani, i cili në zgjedhjet e përgjithshme garon me numrin 42, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, besimin dhe energjinë që po i japin që nga dita e parë e fushatës.
Hasani këtë deklaratë e bëri pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së në qytetin historik të Prizrenit, aktivitet i udhëhequr nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.
“Sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren, qytetin e vlerave, kulturës dhe bashkëjetesës.
Si kandidat për deputet, ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen, besimin dhe energjinë që po më jepni që nga dita e parë.
Bashkë përpara – me Bedri Hamzën kryeministër.”
#PDK130 ✔️
#BedriHamza1 ✔️
#NaitHasani42 ✔️




