Sot në Vaksincë të Likovës përkujtohet gjenerali Fadil Nimani

25 maj 2019 | 11:12

Sot në orën 17:00, në Vaksincë të Likovës te varrezat e dëshmorëve do të mbahet tubim përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të rënies së heroit Fadil Nimani-Tigri.

“Të nderuar familjarë të dëshmorëve të atdheut, bashkëluftëtarë të lirisë, shumë të respektuar shqiptarë. Ju ftojmë të merrni pjesë në tubimin përkujtimor të Gjeneral Fadil Nimanit-Tigrit. Manifestimi do të mbahet më datë 25.05.2019 (e shtunë) ora 17:00 Vaksincë të Likovës te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i Fadil Nimanit-Tigrit. Prania e juaj e nderon gjakun dhe veprën e dëshmorit të kombit”, thuhet në apelin e Këshillit Organizativ.

Fadil Nimani ra heroikisht më 25 maj të vitit 2001 në mbrojtje të atdheut në Vaksincë të Kumanovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Demaj, shef i kabinetit të kryeministrit dhe këshilltar politik,…