Sot nënshkruhet kontrata e tenderit milionësh të Ministrisë së Mbrojtjes, “Sharr Travel”, dyshon se tenderi është kurdisur

15 dhjetor 2023 | 12:05

Ministria e Mbrojtjes (MB) sot ka paralajmëruar nënshkrimin e kontratës së tenderit 2.6 milionësh “Shërbimet e transportit të pjesëtarëve te FSK-së”, për të cilin kompania turistike “Sharr Travel” dyshon që është kurdisur nga zyra e Prokurimit të ministrisë, e që shkeljet e tyre janë aprovuar edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP).

Për këtë tender milionësh komisioni i vlerësimit të ofertave kishte vendosur që për lotin 2 dhe 3 ta shpërbleje me tender kompaninë “Sharr Travel”, por pas ankesës së Operatoreve Ekonomik që kanë marrë pjesë në këtë proces prokurimi, komisioni i njëjtë me mungesën e njërit prej anëtareve në rivlerësimin e tenderit ka vendosur ndryshe, me tender e ka shpërblyer një kompani tjetër ndonëse e njëjta nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit. Vendimi i fundit i OSHP-së le të kupton se tenderi në fjalë i teri ka qenë i kurdisur.

Në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit rreth ankesës së Operatorit Ekonomik ‘Sharr Travel’, respektivisht në dispozitivin e vendimit, pikën 1, shënon REFUZOHET SI E BAZUAR ankesa e OE “SHARR TRAVEL” SH.P.K. me nr.2023/920 e datës 19.11.2023, që të le të kupton se ankesa ka qenë e bazuar sepse nuk ka arsyetim logjik as juridik të refuzohet si e BAZUAR ankesa, por duhet të jetë si e PABAZUAR.

Gjithashtu, bazuar në dokumentet e siguruara shihet se për ketë proces Prokurimi Organi Shqyrtues i Prokurimit ka ndërruar edhe panelin shqyrtues, e që kjo nuk është praktikë e zakonshme e OSHP-së. Gjithashtu, çuditërisht për këtë proces prokurimi është ndërruar edhe eksperti Shqyrtues. Portali ka kontaktuar edhe me zyrtare të kompanisë “Sharr Travel”, e ku edhe këta të fundit kanë konfirmuar në tersi kurdisjen e këtij procesi të prokurimit. Sipas tyre, në këtë proces ka shkelje shumë të rënda e ku kompania do ti drejtohet Prokurorisë së shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë adresimit vjetor në Kuvendin…