Osmani: Duhet të lehtësohen procedurat e marrjes së nënshtetësisë për bashkëkombësit nga Presheva, Medvegja e Bujanoci

15 dhjetor 2023 | 11:59

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë adresimit vjetor në Kuvendin e Kosovës, në mes të tjerash ka përmendur edhe çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të cilët po përballen me diskriminimin mbi baza etnike.

“Kam kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare kundrejt spastrimit etnik të kësaj pjese me shlyerjen e adresave të tyre me qëllim ndryshimin e demografisë. Shumë nga shqiptarët e këtyre komunave tani janë pa shtetësi e pa mundësi për të realizuar të drejtat e tyre themelore. “E kur jemi te shtetësia, ka qenë e pafalshme që për vite të tëra, procedurat për marrje të shtetësisë së Kosovës për shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanoci kanë qenë të njëjta me ato që vlejnë për qytetarë që vijnë nga kontinente të largëta. Prandaj, kam propozuar që në ligjin e ri për shtetësi, i cili është duke u përgatitur, të parashihen lehtësira në procedurat e marrjes së nënshtetësisë për bashkëkombësit tanë nga Lugina dhe shpresoj që ky propozim do të përkrahet nga ju sapo të vijë në Kuvend”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala është…