Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2022”

02 shtator 2022 | 10:30

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis sot (e premte) më 2 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Hardh Fest 2022 mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partner i Festivalit Stone Castle dhe sponsor gjeneral Banka për Biznes.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performonë më 3 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka…