
Sot një vit është regjistruar viktima e parë nga Covid-19 në Malishevë
08 prill 2021
| 13:38
Sot një vit më parë, në Komunën e Malishevës, është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga Covid-19.
Në fillim të pandemisë, Komuna e Malishevës ka qenë një prej komunave më të atakuara nga Covid-19, ndërsa më 8 prill një person ka humbur jetën, pasi ishte infektuar me këtë virus vdekje prurës, ndërsa deri më sot janë regjistruar 49 vdekje nga Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës.
Komuna e Malishevës dhe Shtabi Emergjent Komunal, familjes së rastit të parë dhe të gjitha familjeve tjera u kanë shprehur ngushëllime.
Po ashtu, Shtabi Emergjent Komunal kërkon nga të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-Covid, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.