Sot përfundon fushata zgjedhore për të parin e Istogut

15 dhjetor 2017 | 11:20

Kandidatët për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj dhe Haki Rugova sot përfundojnë fushatën zgjedhore.

Pas vendimit të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, KQZ-ja kishte vendosur që zgjedhjet të mbahen më 17 dhjetor kurse fushata të zgjasë pesë ditë.

Qytetarët e Istogut do të duhet të dalin në votime për herën e katërt këtë vit, pas zgjedhjeve qendrore dhe dy raundeve të zgjedhjeve lokale, raporton “lajmi.net”.

Deri te vendimi për rivotim kishte ardhur pas dyshimeve se votat me kusht dhe me postë kanë qenë të manipuluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e Qeverisë ka…