Sot përurohet libri i ri i Antigona Behramit dhe mbahet seminari njëditor

31 korrik 2022 | 08:47

Sot në ‘Swiss Diamond’, me fillim nga ora 13.00-17.00, përurohet libri i ri i Antigona Behramit.

Po sot (31 korrik), me fillim nga ora 13.00 deri në orën 17.00, autorja e katër librave bestsellerë, Antigona Behrami, do të mbajë edhe një ligjëratë për mysafirët që kanë bërë rezervime për pjesëmarrje.

Botuesi i këtij libri, Berat Armagedoni, në kapakun e librit ka shprehur këtë mendim për suksesin e autores dhe për librin e saj të ri:

“Në Kosovë nuk ka autore më të suksesshme se Antigona Behrami. Ato librari që i shesin librat e saj, e njohin mirë suksesin e saj. I njohin edhe ata që nuk shesin libra, por që lexojnë libra dhe marrin pjesë në seminare ku shpërthejnë lotët e pastrimit.

Në Kosovë nuk ka edhe një autore që duhet, nderohet dhe respektohet sa Antigona Behrami. A keni marrë pjesë ndonjëherë në seminaret e saj? A keni marrë pjesë në përurimet e librave të saj? A i keni parë, ndier, dëgjuar ata njerëz çfarë thonë për të? E çojnë në qiell! E çojnë sepse besojnë në këshillat e saj, në sinqeritetin e saj, në ndihmën e saj, në përkëdheljen dhe dashurinë e pakufishme që ka përbrenda dhe që ka jashtë vetes. E quajnë shpëtim sepse ua ka zgjatur dorën njerëzve që ishin në fund të greminës dhe pak para shkatërrimit dhe i ka nxjerrë në sipërfaqe. U ka dhënë shpresë për jetë dhe i ka mësuar si ta ndryshojnë jetën, gjendjen e tanishme. Janë të shumtë mesazhet e urimit e të falënderimit që ia kanë dërguar dhe ia dërgojnë klientët, shokët, miqtë dhe ata që i kanë lexuar librat e saj dhe kanë dëgjuar një fjalë të saj. Kur i lexoj urimet e njerëzve për të, kësaj i vë një kurorë në kokë me mbishkrimin gruaja shpëtimtare. S’po ju flas më shumë për të se, ndoshta, zemrën dhe mendjen e saj i njihni edhe më mirë se unë. Po u kapët për këtë autore, do të kapeni prej një peme të fortë.

Behrami deri më tash ka botuar katër libra. Ky është i pesti. Është libër i vogël, por ka peshë të madhe. Me përdorimin e tij do ta pastroni nënvetëdijen me katër fjali dhe do të mësoni si ta ndryshoni jetën tuaj. Kapeni në duar dhe filloni ndryshimin…”.

Të gjitha të drejtat e botimit të pesë librave i ka autorja.

Për porosi të librave mund t’i shkruani drejtpërdrejt autores në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” dhe “Instagram”, por edhe mund t’i gjeni në libraritë e Prishtinës, të Mitrovicës, të Tiranës, të Shkodrës e gjetiu. Ndërsa lexuesit me punë dhe banim në Evropë porosinë e librave mund ta bëjnë nëpërmjet postës.

Rezervimet për pjesëmarrje në seminar mund t’i bëni në këtë numër të telefonit: +383 49 449 822 në WhatsApp, në Viber, në Ipko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Nilanjana Roy / The Financial Times Përktheu: Agron Shala …